Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka pranuar një letër urimi nga presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan.Në letrën e presidentit turk shkruan:“Besoj që bashkëpunimi në mes të dy vendeve do të thellohet dhe se Turqia do ta mbështes popullin e Kosovës në të gjitha fushat “.
Letra e plotë e Recep Tayyip Erdogan:
I nderuar Kryeministër,Në emrin tim personal dhe në emër të popullit tim shprehi urimet e mia më të thella me rastin e krijimit të Qeverisë pas zgjedhjeve parlamentare të mbajtura më 6 tetor 2019 në Kosovë.
Kam besim të plotë se me përvojën dhe përpjekjet tuaja të vlefshme në periudhën e ardhshme do të zhvillojmë më tej bashkëpunimin midis vendeve tona.Turqia, do të vazhdojë të mbështesë popullin e Kosovës në të gjitha fushat.
Duke shfrytëzuar këtë rast, përsëris urimet e mia më të mira për shëndetin dhe lumturinë tuaj, dhe për mirëqenien dhe prosperitetin e popullit mik dhe vëlla të Kosovës.