1.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

LDK mesazh VV-së: Partneriteti me SHBA jetik për vendin tonë

Rekomandime

Albin Kurti është në telashe serioze me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kështu të paktën raportoi mbrëmë Gazeta Express duke u thirr në burime të saj.

Sipas këtij mediumi, Kurti i gënjeu ata lidhur me taksën dhe se po mbështetet në evropianët në vend të amerikanëve.

- Advertisement -

Ndaj këtij artikulli nuk ka ende reagime nga kryeministri Kurti apo nga zyrtarë të afërt të tij.

Por zëvendësi i Kurtit nga LDK-ja, Avdullah Hoti, sikur i ka dërguar një mesazh shefit të tij të qeverisë duke i thënë se partneriteti me Amerikën është jetik për vendin.

“Partneriteti i vendit tonë me SHBA është jetik dhe nuk ka alternativë. Nuk ka rrugë të mesit”, ka shkruar Hoti në Facebook.

- Advertisement -

Kujtojmë se acarimi eventual i Kurtit me SHBA-në mund të jetë si pasojë e taksës dhe reciprocitetit. SHBA dihet botërisht se po kërkon heqjes e taksës dhe mos vendosjen e reciprocitetit.

- Advertisement -

Por Kurti po insiston në vendosjen e reciprocitetit duke i dalë kundër amerikanëve por edhe partnerit të vet qeverisës LDK-së që po thotë se nuk duhet ngutur në këtë pikë.

Si pasojë e veprimeve të Kurtit, sekretari amerikan Pompeo e ambasadori Grenell nuk e takuan Kurtin në Mynih, por veç zëvendësin e tij nga LDK, Avdullah Hotin.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit