A do të jetë Milot Rashica blerja e radhës e madhe nga Jurgen Klopp?

    0
    152
    Milot Rashica

    Emri i Milot Rashicës ditëve të fundit është lidhur me një kalim te Liverpooli

    Ylli nga Vushtrria po kalon një sezon të madh personal, ani pse klubi i tij, Werder Bremen gjendet në vendin e 17-të në tabelë, shkruan Reporteri.net

    Sipas asaj që raporton prestigjioza gjermane Bild, trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp është duke e përcjellur që një kohë të gjatë Rashicën.

    Madje flitet se Liverpooli ka gati ofertën në vlerë prej 38 milionë eurove.

    Klopp e dëshiron yllin kosovar në skuadër pasi e sheh si një zëvendësues të mundshëm të Mane, Salah apo Firminos, kur këta të tre do të kenë nevojë për të pushuar.

    Jurgen Klopp dhe Xherdan Shaqiri

    Kujtojmë, që Klopp zakonisht bën transferime të këtilla, Shaqirin e kishte sjellur në Anfield, ani pse skuadra e tij, Stoke City atë kohë kishte rënë nga Premier Liga.

    Se a do ta ketë tani fatin e njëjtë edhe Rashica mbetet të shihet në afatin kalimtar të verës, ku vushtrriasi pritet që ta bëjë hapin e madh të karrierës.