12.7 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Flet futbollisti serb që mori ftesën nga Përfaqësuesja e Kosovës: Po, do të luaj

Rekomandime

 

- Advertisement -

Futbollisti serb i KF Flamurtarit, Ilija Ivic, ka thënë se për të është një ndjenjë e mirë ftesa nga Përfaqësuesja U19 e Kosovës, transmeton Gazeta Metro.

Emri i futbollistit serb bëri bujë të madhe më 28 janarit të këtij viti, kur ai mori ftesë nga Ramiz Krasniqi  për t’iu bashkuar Kosovës U19.

Ai nuk mundi t’i bashkohej në atë kohë ekipit të Kosovës për shkak se ndodhej me Flamurtarin në fazën përgatitore në Turqi.

- Advertisement -

Mirëpo, në një intervistë për ‘Telegrafin’ ai ka thënë se do t’i bashkohet ‘Dardanëve’ në të ardhmen dhe se për të nuk ka asnjë problem.

“Për mua është një ndjenjë e mirë, kjo më jep shtytje akoma më të madhe për të vazhduar tutje. Ekziston një dozë (keqardhje), por për momentin rëndësi ka ekipi i parë se përfaqësuesja në këto momente” – ka thënë ai, duke shtuar se në të ardhmen do të bashkohet.

- Advertisement -

Tutje, Ilija Ivic tha se pret të debutojë me skuadrën e parë të Flamurtarit, aty ku është tash e tri vite. Ai gjithashtu tha se ëndrra më e madhe e tij është që të luaj në Ligën e Kampionëve dhe të jetë pjesë e një skuadra të madhe, siç është Barcelona.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit