18.6 C
Pristina
Wednesday, June 7, 2023

Mediat serbe: Ja pse Serbia duhet t’ia ketë frikën bashkëshortes së Albin Kurtit

- Advertisement -

Të rekomanduara

“Serbia duhet të trembet nga kjo grua: Ja kush është ajo”, është ky një titull i mediave serbe, pak ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve në Kosovë. Kjo grua që i referohen mediat serbe, është bashkëshortja e Albin Kurtit, Rita.

Blic shkruan se Albin Kurti dhe partia e tij Vetëvendosje fiuan më së shumti vota në zgjedhjet e fundit në Kosovë.

- Advertisement -

Sipas mediave serbe, për publikun serb ai njihet si një i dënuar për shkatërrimin e integritetit territorial të RFJ-së.

Sidoqoftë ai nuk foli shumë për familjen në publik dhe gruaja e tij dihet që është norvegjezja Rita Augestad Knudsen, e cila aktualisht është e angazhuar në kërkime për terrorizëm dhe ekstremizëm.

Në fillim të këtij viti, Kurti dhe bashkëshortja e tij arritën në qendër në vëmendjes për të ardhurat e tyre dhe mediat nga Kosova raportuarn se të ardhurat e Ritës ishin mbi të gjitha standardet.

Ajo që ishte më interesante ishte se Kurti raportoi të fitonte 19 mijë euro në vit, ndërsa bashkëshortja e tij 42 mijë euro, botasot.

- Advertisement -

Biografia zyrtare e Ritës tregon se ajo është e përfshirë ngushtë në vlerësimin e rreziqeve të terrorizmit, ekstremizmit, radikalizmit, si dhe të drejtës ndërkombëtare në Kosovë.

- Advertisement -

Të fundit

Mësuesja shpjegon anatominë në mënyrë ‘origjinale’, zhvishet para nxënësve

Ajo ishte duke shpjeguar anatominë ndërkohë që hipi mbi një bankë dhe nisi të zhvishej. Një mësuese në një shkollë...

Më shumë

- Advertisement -