-0.5 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Sot po kërkohet shkarkimi i saj: Koha kur Çitaku mbronte Kurtin para Daçiqit në OKB

Rekomandime

Presidenti i Kosovë, Hashim Thaçi gjatë ditës së djeshme dha një lajm që iu gëzua i madh e i vogël. Pas gati dy vitesh pa njohje, një shtet njohu Kosovën si të pavarur dhe sovrane.

- Advertisement -

Mirëpo, shumë shpejt njohja e Kosovës nga Xhamajka u vu në dyshim, e kjo pasi Ministrja e Jashtme e këtij shteti tha se shteti që ajo e përfaqëson nuk ka marrë një vendim të tillë. Pas tërë këtij skandali reagoi Presidenca duke e “gjuajtur” fajin tek ambasadorja Çitaku, nga e cila u tha se kanë marrë njoftim zyrtar për njohjen e Kosovës nga Xhamajka

Nga Lëvizja Vetëvendosje, zyrtarët e së cilës gjatë ditës së djeshme u përpoqën të marrin meritat për një njohje të re që trokiti në derë të Kosovës, pak kohë pasi lideri i tyre mori udhëheqjen e Qeverisë, gjatë ditës së sotme sulmuan ambasadoren Çitaku duke kërkuar me ngulm shkarkimin e saj.

Për një shkarkim të mundshëm foli edhe vetë ministri i Jashtëm, Glauk Konjufca i cili tha se shumë shpejt do të merren masa lidhur me skandalin. Megjithatë ai nuk tregoi nëse do ta shkarkojë Çitakun, siç edhe kërkoi një nga deputetet e partisë së tij, Fitore Pacolli.

- Advertisement -

Mirëpo, derisa sot po e sulmojnë ka pasur raste kur deputetët e VV-së e kanë përkrahur Çitakun, e madje edhe e kanë përgëzuar. E kjo në rastin kur Vlora Çitaku në një nga seancat e OKB-së është përplasur ashpër me ministrin e Jashtëm serb, Ivica Daçiq, pikërisht për shkak të kryeministrit Kurti.

Teksa Çitaku po fliste për përparimet e Kosovës, Daçiq nxiti debat duke përmendur kryeministrin, Albin Kurtin, për të cilin tha se ka fituar zgjedhjet në Kosovë, por nuk e njeh flamurin e shtetit të tij.

- Advertisement -

Çitaku ndërpreu debatin duke i kujtuar ministrit serb se “Kurti ka qenë i burgosur politik në Serbi, derisa Daçiq ka qenë ministër”.

“Më kënaq kjo që kolegu im nga Serbia e mbron flamurin e Kosovës. Flamuri i Kosovës gjithmonë do të qëndrojë në zyrën e Kryeministrit të Kosovës”, ka vijuar më tej ajo, ndërsa Daçiç ka ngritur akuzat se Kurti nuk e njeh flamurin e Kosovës.

Fjalimi i Çitakut atë kohë ishte shpërndarë në masë të madhe nga përkrahësit e VV-së. Ishin edhe deputetët e kësaj partie që kishin përgëzuar Çitakun për këtë fjalim, në mesin e tyre edhe deputeti Artan Abrashi i cili kishte thënë se qëndrimi i tillë i Çitakut përkrah Daçiqit është për t’u përshëndetur.

Kujtojmë se Ambasadorja e Kosovës në Uashington, ende nuk ka reaguar lidhur me skandalin për njohjen nga Xhamajka

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit