12 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Osmani flet për skandalin me njohjen nga Xhamajka, jep një version të asaj që mund të ketë ndodhur

Rekomandime

Kryeparlamentarja e Kosovës, Vjosa Osmani ka komentuar skandalin në të cilin është përfshirë Kosova lidhur me njohjen nga Xhamajka.

- Advertisement -

Osmani ka thënë se janë duke pritur një vlerësim zyrtar lidhur me atë çka ka ndodhur, shkruan Reporteri.net.

Ajo ka thënë se një si një person që një kohë të gjatë është marrë me diplomaci, ndodhë që në raste të tilla të ketë ndërhyrje të shteteve që janë kundër Republikës së Kosovës. Megjithatë, Osmani ka thënë se nuk mund të lëshohet në deklarata pa pasur version zyrtar të asaj që ka ndodhur.

“Ne jemi duke pritur një vlerësim zyrtar nga MPJ lidhur me atë që ka ndodhur mbrëmë. Natyrisht se si Kuvend i Kosovës jemi bazuar në informatën zyrtare dhe tani për tani besoj që duhet të gjithë të jemi të kujdesshëm në deklaratat tona deri në momentin e sqarimit përfundimtar. Si një person që është marrë një kohë të gjatë me çështjen e njohjeve dhe në të kaluarën, mund të ju siguroj se përderisa vjen informata në ndërkohë kemi ndërhyrje të shteteve që janë kundër Republikës së Kosovës, situata ndryshon, por nuk dua të jap ndonjë deklaratë pa marrë konfirmim zyrtar, atëherë natyrisht që do të deklarohem”, është shprehur Osmani.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit