14.7 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Njësia Speciale bastisë pronat e Xhabir Zharkut

Rekomandime

Njësia Speciale e Policisë së Kosovës ka bastisur gjatë ditës së sotme disa nga pronat e ish-kryetarit të Kaçanikut, Xhabir Zharku.

- Advertisement -

Indeksonline mëson se, në orët hershme të mëngjesit, PK-ja fillimisht ka bërë një kontroll në shtëpinë e Zharkut, i cili që nga viti i kaluar gjendet prapa grilave.


Shtepia e Zharkut, ne Dushkaje te Kaçanikut
Po ashtu, Njësia Speciale bastisje ka kryer edhe në dy lokacione; Në Fabrikën “X-Fort” (fshati Doganaj), ku Zharku ishte aksion i saj si dhe në një lokal, që pretendohet se është nën menaxhimin e familjarëve të tij.

Kësisoj, burimet tona thonë se arsyeja që qoi tek bastisja ishte një “kërcënim”, mirëpo ende s’ka ndonjë konfirmim zyrtar.

- Advertisement -

Ndryshe, Krimet Ekonomike me 14 dhjetor të vitit të kaluar kishin arrestuar ish-kryetarin e Kaçanikut Xhabir Zharkun, për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Prangosja e tij ishte kryer për shkak të keqpërdorimit të detyrës zyrtare derisa ishte kryetar i komunës së Kaçanikut në vitin 2010.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit