9.1 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Familjarët ankohen se i vdekuri nga Covid-19 në Mitrovicë u la në dhomë me të gjallët

Rekomandime

Kufoma e një pacienti që ka ndërruar jetë nga Covid-19 është lënë në të njëjtën dhomë me pacientët e shtruar në repartin e pulmologjisë në spitalin e Bajrit për 3 orë me radhë.

- Advertisement -

Një gjë të tillë e ka konfirmuar një qytetar mitrovicas për ‘Jepi zë’.

Qytetari me inicialet Q.O ka ndërruar jetë sot gjatë orës 13:55 ndërsa familjarët ankohen se që nga ajo kohë po presin për ta larguar trupin e familjarit të tyre nga dhoma e spitalit.

Mësohet se edhe policia është prezente dhe sipas tyre varrimi kryhet sonte, mirëpo si duket personeli spitalor nuk është në dijeni të procedurave ngase trupi ka 3 orë që nuk është larguar nga dhoma ku trajtohen edhe pacientë të tjerë.

Raste të tilla pakujdesie janë raportuar të kenë ndodhur edhe në QKUK, ku kufomat janë lënë të qëndrojnë me pacientët e gjallë deri edhe për 13 orë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit