2.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Avioni special i ministrit rus të mbrojtjes u monitorua nga dronët amerikanë në Kosovë?

Rekomandime

Një aeroplan i panjohur raportohet se i është afruar avionit të Ministrit të Mbrojtjes rus, Sergei afërs hapësirës ajrore të Republikës së Kosovës.

- Advertisement -

Autoritetet serbe u alarmuan dhe morën njoftimin për shoqërimin e avionëve të zyrtarit nga Moska zyrtare, me 20 shkurt.

Portali rus “Izvestia” shkruan se dy luftarake të Forcave Ajrore Serbe “MiG-29” u pozicionuan për ta mbrojtur ministrin.

Ndërsa, droni amerikan “MQ-9 Reaper” mësohet se i ishte afruar këtij aeroplani rus, transmeton Indeksonline

- Advertisement -

Raportohet se avioni qëndroi mbi ajrin e kufirit Serbi-Kosovë, 150 km larg pikës kufitare.

Vlen të theksohet se Shtetet e Bashkuara po përdorin në mënyrë aktive avionë të ngjashëm për mbikëqyrjen dhe aktivitetet e inteligjencës në Ukrainë dhe rajonin e Detit Baltik.

“Izvestia” thekson se avioni i Ministrit të Mbrojtjes është i pajisur me lidhje komunikimi që mund të përdoren për të transmetuar urdhra te forcat e armatosura ose forcat bërthamore strategjike kur është e nevojshme.

- Advertisement -

Një gazetë tjetër, duke iu referuar Shërbimit të Inteligjencës serbe, shkruan se kur aeroplani që transportonte Ministrin e Mbrojtjes Ruse në hapësirën ajrore serbe dhe kosovare, sistemi i radarit tokësor të Ushtrisë zbuloi një UAV mbi Kosovën.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit