18.7 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Presidenti Milo Gjukanoviç e kërcënoi Milorad Dodik e BeH

Rekomandime

Kështu së paku zyrtari i lartë i Partisë demokratike Serbe Vukota Govedarica që pretendon se Milorad Dodik u kërcënua me ndalim hyrja në Mal të Zi as si turistë e as nuk do të mund të kenë qasje në pronat e tyre në Mal të Zi,

- Advertisement -

Sipas Govedarica, presidenti i Malit të Zi, Milo Djukanovic i ka tërhequr vërejtjen anëtarit të Presidencës të Bosnje e Hercegovinës Milorad Dodik, se të gjithë deputetëve të partisë së tij dhe atij personalisht do t’i ndalohet hyrja në Mal të Zi nëse kuvendi i Republika Srpska miraton rezolutën për gjendjen e serbëve në Mal të Zi..

“Sipas informacionit që kam, Djukanovic para dy ditësh ka thirrur në telefon Dodik e i ka thënë se nëse Kuvendi i RS miraton një rezolutë të tillë, do t’i ndalohet hyrja në Mal të Zi të gjithë deputetëve dhe atij personalisht, e as si turistë nuk do të mund të hyjnë dhe nuk do të kenë qasje në pronat e tyre të cilat dihet që i posedojnë” tha Gocedarica për televizionin boshnjak BNTV.

Sipas Govedarica, kërcënimi kishte efekt pasi Dodik ju ka thënë deputetëve të mos e votojnë atë rezolutë. Kjo rezolutë nuk kaloi mbrëmjen e djeshme në kuvendin e Republikës Serbe pasi nuk e votuan deputetët e Lidhja e Socialdemokratëve të Pavarur të udhëhequr nga Milorad Dodik.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit