19.7 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Lladrovci: Bashkëshortja ime do ndjek rrugët ligjore për konkursin e anuluar nga Albulena Haxhiu

Rekomandime

Kreu i Drenasit nuk ka dashur të komentoj vendimet e qeverisë Kurti për shkarkime dhe anulimin e konkursit të noterisë, vendim ky që ka prekur edhe bashkëshorten e Lladrovcit e cila kishte kaluar me pikët maksimale konkursin e noterisë qe dje u anulua dhe u kthye në pikën zero nga ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu.

- Advertisement -

Lladrovci në nje intervistë për Kosova Post ka thënë se tek pas 100 ditë( derisa fillimisht ka thënë 100 vjet duke e ngatërruar me 100 ditë) pune të qeverisë Kurti mund të jap vlerësimin për punën e bërë, ndërsa per bashkëshorten e tij thotë se do ndjek rruget ligjore kundrejt ketij vendimi.‘Unë e kam bërë një deklaratë më heret dhe pa i bërë 100 vjet nuk deklarohem për asnjë veprim të tyre. Kur të bohen 100 ditë unë pastaj do të flas. Vetëm pas 100 ditësh flas për punën e tyre. Ndërsa bashkëshortja ime do të marr gjitha rrugët ligjore ndaj vendimit që ka marrë ministrja Albulena Haxhiu’ ka deklaruar Lladrovci për Kosova Post.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit