8.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Diplomatë të huaj zbulojnë planin e Vetëvendosjes për bashkim me Shqipërinë

Rekomandime

Se Franca dëshiron të marrë një rol kryesor në çështjen e zgjidhjes së problemit Kosovë-Serbi, përveç presidentit të Serbisë, tashmë e thonë edhe diplomatë të ndryshëm të cilët njohin dhe përcjellin rrethanat në Ballkanin Perëndimor.

- Advertisement -

Sipas tyre, duke zgjidhur problemin e Kosovës, Franca dëshiron që të tregojë fuqi ndërkombëtare, ndërkohë për kancelaren gjermane, Angela Merkel, thonë se është duke bërë përpjekje që të bind BE’në të përjashtojë çfarëdo mundësie të ndarjes së Kosovës nga frika e destabilizimit në Bosnje e Maqedoni Veriore.

SHBA’ja sipas këtyre burimeve diplomatike është e interesuar ndërkohë që të gjejë një zgjidhje për Kosovën, me qëllim për ta neutralizuar ndikimin rus mbi Serbinë.

Sipas disa diplomatëve, shtetet e Bashkimit Evropian kanë vërejtur që përpjekjet e Perëndimit për të zgjidhur ‘nyjën e Kosovës’ janë shumë të bezdisshme për Rusinë, e cila ka frikë se pozita e saj në Ballkan do të tronditet, dhe sipas tyre kjo është edhe arsyeja pse Kremlini çdo ditë e më shumë është aktiv në politikën e Serbisë.

- Advertisement -

“Akterët ndërkombëtare vazhdojnë të përqendrohen në problemin e Kosovës, gjë të cilën ata më së shumti e bëjnë prapa kuintave. SHBA’të vazhdojnë të përpiqen të neutralizojnë ndikimin e Rusisë në Serbi duke gjetur një zgjidhje për Kosovën. Por qasja e SHBA’së është gjithnjë e më kaotike për shkak të interesave kundërshtuese brenda SHBA’së dhe pikëpamjet e ndryshme brenda BE’së. Franca dëshiron të marrë rol drejtues në zgjidhjen e problemit të Kosovës në mënyrë që të demonstrojë fuqinë e saj kombëtare, ndërsa Gjermania përpiqe që të bind BE’në të përjashtojë çdo mundësi të ndarjes së Kosovës nga frika për destabilizim në Bosnje dhe Maqedoni Veriore”, ka thënë ky burim diplomatik për ‘Danas’.

Ndërsa ardhja e Lëvizjes Vetëvendosje në pushtet mendohet se ka komplikuar gjetjen e një zgjidhje finale për Kosovën, pasi që partia qe drejton Albin Kurti refuzon të ulet në tryezën e dialogut në rast se Kosovës i kërkohet të bëjë ndonjë koncesion.

- Advertisement -

Tutje këto burime diplomatike jo zyrtarisht i ka thënë gazetës serbe se Vetëvendosje është e fokusuar që të bashkojë Kosovën me Shqipërinë, por këtë dëshiron që ta bëjë në mënyrë me të ngadalshme, pasi që nuk është në interesin e kryeministrit të ardhshëm të Kosovës që të bashkohet me një shtet që ka shumë probleme të brendshme, përfshirë krimin dhe korrupsion.

Sipas burimeve që iu referohet ‘Danas’, Vetëvendosje nuk është e kënaqur me situatën në Shqipëri dhe në të ardhmen afërt do të provojë që përmes partisë së saj në Tiranë të inkurajojë lëvizje pozitive dhe më pas për të shqyrtuar mundësinë e bashkimit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit