1.7 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

Mediat e Vuçiqit shpalosin ‘planin’ e Perëndimit për Kosovën

Rekomandime

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka paralajmëruar se gjatë këtij viti Serbia do të përballet me një ultimatum rreth çështjes së Kosovës. Siç pretendon Vuçiq ky vit do të jetë një periudhë e vështirë për Beogradin, derisa mediat serbe raportojnë për një plan (Ahtisari ++) që do t’i servohet Serbisë nga fundi i vitit.

“Kurir” medium që njihet për afërsi me pushtetin në Serbi, shkruan sot se ky plan do të jetë e pamundur që të pranohet, ndërkohë thonë se refuzimi i tij do të rezultojë me pasoja serioze për Serbinë duke e futur në konflikt me fuqitë e mëdha dhe me izolim të Serbisë.

- Advertisement -

Sipas këtij plani, gjithmonë sipas “Kurir”, Serbisë do t’i ofrohet garancia për të hyrë në BE dhe autonomi më e madhe për serbët në veri në këmbim të njohjes së pavarësisë së Kosovës.

Jam i bindur që deri në fund të vitit do të marrim diçka që do të jetë e vështira ta refuzojmë, por nuk do të jemi në gjendje ta pranojmë”, ka thënë Vuçiq.

Përveç një autonomie për pjesën veriore të Kosovës, Kurir shkruan se do t’iu jepet edhe statusi i ekstorialitetit kishave ortodokse në Kosovë, dhe gjithashtu të hyrat që do të grumbullohen nga doganat në veri të Kosovës do të shkojnë për komunat veriore.

- Advertisement -

Gjithë këto raportime dhe deklarime të Vuçiqit po bëhen tashmë në prag të zgjedhjeve të reja në Serbi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit