22 C
Pristina
Monday, May 6, 2024

Rusët jo që ngecin, por edhe rrethohen nga ukrainasit: Kiev ‘ferr’ për forcat e Putin

Rekomandime

Ofensiva fillestare ruse për të marrë nën kontroll të gjitha qytetet kryesore të Ukrainës ka dështuar krejtësisht, me theks të veçantë ku tash e disa javë forcat pushtuese kanë ngecur në periferitë e kryeqytetit, ndërsa tash raportohet se në disa pjesë rusët edhe janë rrethuar.

Forcat e armatosura ukrainase pretendojnë se kanë prerë linjat ruse të furnizimit me Bucha, Irpin dhe Hostomel pranë Kiev. Këto vende kanë qenë caqe të sulmeve ruse që nga fillimi, sidomos aeroporti i Hostomel, por asnjë avancim nuk ka ndodhur deri më tani.

- Advertisement -

Këto rrethime kanë ndodhur pas sulmeve të shumta që ukrainasit kanë kryer ndaj konvojeve të furnizimeve rusëve, sikur në videon në vijim.

- Advertisement -

Se forcat ruse janë ende të bllokuara në Ukrainë, e konfirmoi edhe një zyrtar i lartë amerikan, duke treguar për ngecjet e ushtrisë pushtuese në kryeqytet.

“Jo shumë ndryshime…asnjë ndryshim të vërtetë nga Rusia në terren afër Kievit”, citohet të ketë thënë zyrtari i lartë i mbrojtjes amerikane.

- Advertisement -

Rusët deri më tani kanë humbur mbi 10 mijë trupa sipas pretendimeve perëndimore e ukrainase, ndërsa ata vetë pranuan që kanë humbur së paku 9.800 ushtarë që nga fillimi i luftës./gazetametro.net

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit