-0.1 C
Pristina
Thursday, November 21, 2024

Xharra: Çfarë po kërkon Naim Tërnava para nxënësve të klasës së tretë, ai nuk është ekspert

Rekomandime

Publicistja Arbana Xharra, ka reaguar pasi myftiu Naim Tërnava ka mbajtur ligjërata para nxënësve në shkollën ‘Xhemal Mustafa’ në Prishtinë, shkruan Gazeta Metro.

- Advertisement -

Xharra ka deklaruar se Naim Tërnava nuk ka vlera kulturore dhe nuk është ekspert i çështjeve ndëretnike e as i kulturave për të mbajtur ligjërata para nxënësve të klasave të treta.

Ajo ka thënë se Tërnava është vetëm një imam dhe se shkolla ‘Xhemal Mustafa’ nuk është medrese dhe se nuk është dashur t’i jepet leje për futjen e tij në klasa.

Postimi i plotë nga Xharra:

- Advertisement -

Shkolla që mban emrin e Xhemail Mustafës, njeriut më të afër të Rugovës, fton shefin e bashkësisë Islame që t’u mbajë ligjeratë nxënësve të klasës së tretë. Ligjëratë mbi Vlerat kulturore dhe tolerancën etnike. E para pyetje: cilat vlera kulturore përfaqëson Naim Tërnava, e dyta: për cilën tolerancë etnike flet ky? Ky nuk është as ekspert i çështjeve ndëretnike, as ekspert i kulturave, është vetëm imam i fesë islame. Çka kërkon shefi i bashkësisë islame para nxënësve të klasës së tretë? Është kjo shkollë medrese apo çka? Kush është Drejtori/a e arsimit që e dha lejen? A kanë prindër këta fëmijë? Kur do të bëheni njëherë shtet, njerëz që respektojnë kushtetutën, kulturën dhe dinë të ndajnë ato nga namazi dhe dersi?.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit