8.4 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Vjen reagimi i kryeparlamentares për “marrëveshjen sekrete” Thaçi – Rasmussen

Rekomandime

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës ka reaguar lidhur me publikimin e letërkëmbimeve në mes Hashim Thaçit, aso kohe kryeministër i vendit dhe ish-sekretarit të NATOS, Andes Fogh Rasmussen lidhur me një “marrëveshje sekrete” që FSK mos të shkojë në veri të Kosovës, e banuar me shumicë serbe.

- Advertisement -

Osmani tha se kërkesa e institucioneve të Kosovës për ta respektuar Kushtetutën e vendit, nuk duhet të shihen si sulm ndaj NATO-s, por si zhvillim i demokracisë e transparencës.

“Respektimi i Kushtetutës së Kosovës është obligim i të gjithëve, siç është edhe ruajtja dhe kultivimi i partneritetit me partnerët tanë strategjikë. Në takimin e sotëm me komandantin e KFOR-it, kam vlerësuar kontributin e kësaj force dhe të NATO-s në 20-vjet të angazhimit të saj për një Kosovë të sigurt dhe e kam siguruar që mbesim të përkushtuar për një bashkëpunim të thellë. Anëtarësimi i Kosovës në NATO është interes i yni shtetëror. Kërkesat që secili institucion në Kosovë të respektojë Kushtetutën dhe procedurat kushtetuese nuk do të duhej të keqinterpretoheshin si sulm apo kontestim ndaj NATO-s, por përkundrazi, si avansim të demokracisë e transparencës dhe respektimit të ligjit e kushtetutës në vend”, ka shkruar Osmani në Facebook.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit