18.9 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Lutfi Haziri paralajmëron se pas 18 muajsh rrezikojmë të mbesim pa ujë

Rekomandime

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka paralajmëruar se Kosova mund të ketë krizë edhe me mungesën e ujit të pijshëm.

Haziri tha se nëse nuk reagon organi qeveritar për gjetjen e burimeve të ujit, Kosova pas 18 muajsh do të përballet me thatësi ekstreme.

- Advertisement -

Nuk është veç problemi i rrymës. Nëse nuk reagon organi qeveritar që është përgjegjës për gjetjen e burimeve të ujit, pas 18 muajsh qytetarët e Kosovës rrezikojnë të përballen me thatësi ekstreme”, ka shkruar Haziri në një postim në “Facebook”.

Kosova aktualisht është duke u përballur me krizën energjetike.

Dje Zyra e Rregullatorit të Energjisë ka vendosur për tarifat e reja të energjisë elektrike.

- Advertisement -

Kështu qytetarët që shpenzojnë mbi 800 kWh do të paguajnë më shumë për rrymën e shpenzuar.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit