7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Presidenti i parë që vdes nga koronavirusi

Rekomandime

Presidenti i Burundit, Pierre Nkurunziza, ka ndërruar jetë për shkak të koronavirusit.

Kështu thonë mjekët e spitalit ku kreu i shtetit afrikan ishte i shtruar. Por, qeveria ka njoftuar se Presidenti vdiq për shkak të një ataku në zemër.

- Advertisement -

Një burim nga spitali ku vdiq Nkurunziza tha për AFP se Presidenti kishte probleme të rënda me frymëmarrjen prej ditësh dhe kreu i Shëndetit Publik të Burundit kishte kërkuar që i vetmi ventilator dhe i gjithë shërbimi reanimator të ishin në dispozicion të Presidentit.

Dyshimet se Kreu i Shtetit ishte prekur nga Covid-19 ishin të mëdha pasi gruaja e tij u shtrua në spital në fund të muajit maj me virusin e ri.

Në 9 qershor, qeveria njoftoi vdekjen e papritur të Presidentit dhe një javë zi kombëtare.

- Advertisement -

Pierre Nkurunziza e ushtronte detyrën e Presidentit prej 15 vitesh.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit