2.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Gazeta gjermane: Në Kosovë po frynë erë e re që kur Albin Kurti erdhi në krye të “mullirit”

Rekomandime

Qysh kur Albin Kurti ka ardhur në pushtet, padyshim që po frynë një erë e re në Kosovë, shkruan gazeta gjermane Frankfurter Allgemeine Cajtung.

- Advertisement -

Pyetja e vetme është se cilën fuqi të erës mund ta përballojë kryeministri – i cili sapo ka ardhur në krye të mullirit të erës.

Një prej gazetave kryesore në Gjermani, Frankfurter Allgemeine Cajtung, fillon analizën e saj të marrëdhënieve aktuale Kosovë-Serbi duke prezantuar shkurtimisht kryeministrin e ri të Kosovës, Albin Kurti, dhe duke kujtuar rolin e tij në bllokadën afatgjatë të jetës parlamentare të Kosovës, kur, si udhëheqës i opozitës, ai nuk u shmang nga përdorimi i gazit lotsjellës, transmeton Reporteri.net.

“Që nga fillimi i shkurtit, Kurti ka marrë përsipër përgjegjësinë e drejtimit të qeverisë për herë të parë, dhe kjo është e qartë jo vetëm në Kosovë, por edhe në Beograd. Kryeministri i ri i Kosovës ka ashpërsuar marrëdhëniet me Serbinë”, shkruan gazetari Michael Martens për gazetën gjermane.

- Advertisement -

Ai kujton se në fjalimin e tij të parë në parlament, Kurti njoftoi se marrëdhëniet me Serbinë do të zhvilloheshin duke ndjekur logjikën e reciprocitetit: ashtu si ata neve, edhe ne atyre.

Kurti nuk ka sqaruar se si duhet të duket konkretisht kjo, por duke gjykuar nga politika e partisë së tij Vetëvendosje, disa aspekte janë tashmë të dukshme, shkruan ai.

- Advertisement -

Gazetari Michael Martens përmend po ashtu edhe problemin e takës 100 përqind, të vendosur nga qeveria e paraardhësit të Kurtit, Ramush Haradinaj në nëntor të vitit 2018.

Gazetari gjerman, megjithatë, dyshon se Kurti do të vërë në veprim idetë e tij, mbi të gjitha atë për reciprocitet. Së pari dhe më e rëndësishmja, i dërguari special i Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ambasadori amerikan në Gjermani mund të ishte një pengesë, shkruan gazetari Michael Martens.

Teksti i Frankfurter allgemeine cajtung përfundon se është e vështirë të imagjinohet që Kurti do të guxonte të binte ndesh me mbrojtësin më të rëndësishëm të Kosovës: “Por, patjetër që po fryn një erë e re në Kosovë qëkur Kurti erdhi në pushtet. Sidoqoftë, akoma nuk është e mundur të gjykohet se cilën forcë të erës mund ta përballojë kryeministri i ri. Ai tek së fundmi ka dalë në mulli”, shkruan gazeta gjermane. /Reporteri.net

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit