11.6 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Si në kohë “lufte”, Artan Hoxha tregon se si do të mbrohet Lulzim Basha në rast se sulmohet nga njerëzit e Berishës

Rekomandime

Sali Berisha gjatë ditës së nesërme do të zhvilloj një protestë para selisë së PD-së kundër Lulzim Bashës.

Situata brenda subjektit më të madh opozitar në Shqipëri duket shumë e tensionuar dhe opinionistë e gazetarë kanë ngritur alarmin se mund të ketë dhunë nga njëra ose pala tjetër.

- Advertisement -

Gazetari dhe njohësi i sigurisë në Shqipëri, Artan Hoxha në një lidhje në “Direkt”, në ATV ka bërë të ditur se Basha do të mbrohet nga katër pjesëtar të Gardës Kombëtare.

“ Detyra e Gardës Kombëtare nuk është të mbroj godinën, është të mbroj Lulzim Bashën. Në qoftë se ata konsistojnë se ka rrezik për jetën e kreut të opozitës, ata nuk kanë nevojë më t’i marrin leje por mund ta marrin forcërisht atë, ta largojnë nga godina përmes një plani evakuimi që e kanë bërë më parë”, tha Artan Hoxha në “Direkt” në ATV.

Hoxha ka sqaruar planin e evakuimit të Lulzim Bashës nëse ky i fundit do të sulmohet nga përkrahësit e Berishës.

- Advertisement -

“Ngjitur me ndërtesën e selisë së PD-së është ndërtesa e Kuvendit të Shqipërisë, e cila është një ndërtesë e rëndësisë së veçantë dhe ruhet nga Garda e Republikës 24 orë. Garda e ka shumë të lehtë ta depërtoj nga Selia e PD-së përmes një dalje të mbrapme dhe ta dërgoj në korridoret e Parlamentit dhe nga aty pastaj është e vështirë t’i rrezikohet jeta personalisht Lulzim Bashës”, tha ndër të tjerash gazetari shqiptar.

Kujtojmë se në kohën kur Sali Berisha dhe përkrahësit e tij do të protestojnë, Basha do të mbaj mbledhje me deputetët e PD-së brenda selisë së partisë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit