Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj me një status në Facebook ka reaguar për heqjen e taksës nga kryeministri Albin Kurti.
Sipas tij, konferenca e sotshme ishte skandaloze dhe se qëndrimi i kryeministrit Kurti nuk ishte serioz, transmeton Indeksonline.
Për më shumë lexojeni postimin e plotë:
Albin Kurti vazhdon me konferencën e radhës skandaloze, që nga dukja, serioziteti i temës e deri te qëndrimi i kryeministrit.
Ai do të mbahet mend si një politikan që brenda ditës mashtron, gënjen, ndryshon qëndrimet dhe premtimet me të cilat ua ka marrë votën qytetarëve.
Në konferencën e sotme gënjeshtrën e sikletin ai u mundua ta mbulojë me disa parulla as mish as peshk.
Kaq për sonte.
Për më shumë rreth kësaj teme, në ditët në vijim.