Momenti kur Turqia tregon dhëmbët, ua rrëzon dy aeroplanë (Video)

0
22722

forcat turke i kanë rrëzuar dy aeroplanë sirian në provincën Idlib pasi këta aeroplanë i kishin afruar aeroplanët turq.

“Dy aeroplanë të tipit SU-24 të regjimit janë rrëzuar pasi i sulmuan aeroplanët tanë”, thuhet në deklaratën e kësaj ministrie.

Në njoftim gjithashtu thuhet se një sistem i mbrojtjes ajrore, i cili e rrëzoi një dron turk, dhe dy sisteme të tjera janë shkatërruar.

Turqia të dielën e filloi operacionin “Mburoja e Pranverës” në Idblib pas “sulmit ndaj ushtarëve” turq nga forcat siriane në orët e vona të së enjtes.

Pas këtij icidenti, presidenti turk, Rexhep Erdogan, ka marrë vendim që t’ua hapë dyert drejt BE-së refugjatëve sirianë, duke u arsyetuar se Turqia nuk mund ta përballojë valën e re të imigrantëve që po largohen nga Siria.