12.3 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Vazhdon hakmerrja Turqisë ndaj Sirisë

Rekomandime

Një vëzhgues i luftës në Siri ka thënë se nëntëmbëdhjetë ushtarë sirianë janë vrarë nga sulmet me dron të ushtrisë turke.

Sipas Vëzhguesit Sirian për të Drejtat e Njeriut, me bazë në Britaninë e Madhe, shënjestra të këtij sulmi ishin një konvoj i ushtrisë dhe një bazë ushtarake.

- Advertisement -

Të dielën, Turqia gjithashtu tha se i ka rrëzuar dy aeroplanë luftarakë të forcave siriane në Idlib.

Tensionet në pjesën veriperëndimore të Sirisë u rritën javën e kaluar, kur së paku 33 ushtarë turq u vranë nga një sulm ajror i forcave qeveritare siriane.

Ky incident e ngjalli frikën për përballjen e mundshme të ushtrisë turke dhe forcave ruse, të cilat janë aleate të diktatorit sirian, Bashar Al-Assad.

- Advertisement -

Për më tepër, Turqia tha se i ka shkatërruar edhe sistemet ajrore siriane dhe dhjetëra tanke. Ky aksion duket se është hakmarrje për vrasjen e ushtarëve turq javën e kaluar.

Në anën tjetër, forcat siriane thanë se i kanë rrëzuar tre dronë të ushtrisë turke. Autoritetet siriane, për më tepër, thanë se e kanë mbyllur hapësirën ajrore në Idlib dhe cilido aeroplan që e shkel këtë vendim do të cilësohet si objekt i armikut, i cili duhet të rrëzohet.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit