7.5 C
Pristina
Wednesday, April 17, 2024

Albin Kurti pyetet për emërimin e Agim Veliut ministër i Brendshëm – Kjo është përgjigja e tij

Rekomandime

Kryeministri Albin Kurti është pyetur sot për Agim Veliun i cili sot është zgjedhur ministër i Punëve të Brendshme.

- Advertisement -

Ai pa dashur ta përmend veçanërisht Veliun, ka thënë se puna e secilit ministër do të shihet në ditët, javët e muajt në vazhdim.

“Çfarë ministra do të jenë këta 15 do t’i shohim ditët, javët e muajit në vijim edhe me mbikqyrjen time e Kuvendit, por edhe juve si media e shoqëri civile. Është vendim i organeve të subjeteve tona. VV e LDK kanë vendosur për ministrat që kanë vlerësuar se janë më të mirët”, ka deklaruar Kurti sot pas zgjedhjes së tij kryeministër dhe zgjedhjes së Vjosa Osmanit kryekuvendare, shkruan Reporteri.net.

Kurse për emrat e zv.minsitrave, Kurti ka deklaruar se ende nuk i kanë vendosur emrat, por se këtë do ta bëjnë sa më shpejtë që është e mundur.

- Advertisement -

Kurti ndërkaq ka thënë se shumë shpejt do ta sjellin edhe projektligjin për buxhetin e vitit 2020.

Për emërimin e Agim Veliut sonte në një emision televiziv foli edhe Glauk Konjufca që u zgjidh ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, me ç’rast tha se Veliu është ministër i Brendshëm, por ministri i madh është Kurti.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit