13.8 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Shtyhet afati për tërheqjen e asistencës prej 130 euro

Rekomandime

Zyrtarë të Thesarit të Kosovës kanë njoftuar të mërkurën se kanë shtyrë afatin për tërheqjen e mjeteve në vlerë të 130 eurove, të paraparë në Pakon Emergjente Fiskale.

- Advertisement -

Përfitues të kësaj mase janë familjet të cilat nuk kanë të punësuar asnjë familjar, qoftë në sektorin publik apo privat dhe nuk pranojnë asnjë pagesë mujore nga buxheti i Kosovës.Kujtojmë se Pakoja Emergjente Fiskale është miratuar nga autoritetet e Kosovës për të ndihmuar individët dhe bizneset e dëmtuara nga pandemia e koronavirusit.

Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 11,848 të prekur nga sëmundja Covid-19, që shkakton koronavirusi.

Drejtori i Thesarit, Ahmet Ismaili ka thënë për Radion Evropa e Lirë, se “shtyrja e afatit ka ndodhur për të shmangur çdo tollovi para zyrave postare”.Pagesa prej 130 eurosh filloi t’iu shpërndahej qytetarëve më 12 gusht dhe radhë të tilla u krijuan edhe ditë më parë në Mitrovicë të Veriut.

- Advertisement -

Në kuadër të Pakos Emergjente Fiskale, me shumën 130 euro përfitojnë mbi 27 mijë familje. Zbatimi i kësaj pakoje, për muajin prill, maj dhe qershor, u bë pasi më 30 korrik u miratua rishikimi i buxhetit për vitin 2020.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit