Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka quajtuar gënjeshtar dhe mashtrues Albin Kurtin, duke thënë se ka pasur qëllime për ta prishur Kosovën me Amerikën.
Ai ia ka përmendur një rast kur ai kishte folur për Amerikën para Kuvendit të Kosovës, shkruan Reporteri.net
“Nuk është hera e parë që Albin Kurti tenton t’i prish raportet me SHBA. Ju kujtohet kur në protestë për do kauza që i ka harru, por ambasadorin e SHBA mu para Kuvendit e ka lëndu”, ka thënë ai.
Ndërkohë, Haxhiu ka thënë se LDK e VV kishin refuzuar ofertën e PDK-së për dialogun një vit më parë, ndërkohë që tash po e kopjojnë.
“Një vit më parë partitë në pushtet e refuzuan ofertën e PDK-së për dialogun, por tani po e kopjojnë. Por tani situata ka ndryshuar, nuk është si e një viti më parë. Më Ameriika nuk iu beson sepse e ka kuptuar që jeni demagog dhe mashtrues. Kur ju e refuzuar ofertën tonë, mbase keni fituar disa vota. Por në politikën e jashtme ju keni lëndiuar tejmase raportet me partnerët tanë strategjikë, SHBA e BE dhe me NATON e Mbretërinë e Bashkuar”, ka shtuar Haxhiu.
Deputeti nga Drenica ka thënë se LDK-ja duhet të vendos në mes të Albin Kurtit dhe Amerikës, ndërkohë që thotë se Kosova vendos për Amerikën para Albin Kuritit.
“LDK-ja nuk ka kohë me mendu. Duhet me vendos në mes të Albini dhe Amerikës, edhee besoj e dini edhe vet elektorati juaj se cilën zgjedhje e dëshiron. Për Kosovën, raportet strategjike janë të shenjta. Në mes të Albinit dhe Amerikës, populli ynë është me Amerikën. Në realitet, jeni bërë pengesë për zhvillim. Populli e ka kuptuar që për shkak tuaj Kosova po i humb 200 milionë investime nga Amerika. Nuk keni, i nderuar, mandate t’i dëmtoni marrëdhëniet tona me Amerikën. Andaj ju ftoj që sot, mnjëherë, të jepni dorëheqje sepse nesër do të jetë vonë. Sepse dëmet që i bëni janë të pariparueshme”, ka thënë Haxhiu.
Kryeministri Kurti, në anën tjetër, i është përgjigjur deputetit të PDK-së, duke thënë se nuk është mashtrimi mjeti që matet suksesi i tij. Po ashtu, Kurti tha se nuk mund të jetë asnjë kryeministër që mund të cënojë raportet e Kosovës me Amerikës.