8.3 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Vuçiq i falënderon amerikanët që e thonë haptas qëndrimin për Kosovën e pavarur

Rekomandime

Në kuadër të vizitës në Shtetet e Bashkuara, presidenti serb, Aleksandër Vuçiq ka deklaruar se vendit të tij iu duhet Amerika si shtet mik, shkruajnë mediat serbe, raporton Gazeta Express.

- Advertisement -

Këto deklarata, i pari i shtetit të Serbisë, i ka bërë pas takimit që pati në Washington me sekretarin amerikan të shtetit, Mike Pompeo.

Ai i ka falënderuar Shtetet e Bashkuara për siç ka thënë dëgjimin e problemeve që ka Serbia.

“Janë disa në bashkësinë ndërkombëtare me të cilët asnjëherë nuk e di saktë se ku jeni. Me amerikanët i dini të gjitha. E di që nuk mendojmë njësoj për statusin e Kosovës, por i falënderoj që duan të na dëgjojnë dhe që e kuptojnë Serbinë dhe problemet tona. Më shumë se kaq nuk mund të pres”, ka deklaruar presidenti serb.

- Advertisement -

Para gazetarëve, Vuçiq doli me ambasadorin amerikan në Beograd, Anthony Godfrey.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit