Ish-Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është paraqitur sot në cilësinë e dëshmitarit në Gjykatën Themelore të Prishtinës për rastin e veteranëve.
Për rastin e njohur si “Veteranët”, po akuzohet ish-kryeministri Agim Çeku, ish-ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha, deputeti Shkumbin Demalijaj dhe nëntë persona të tjerë.
Haradinaj është propozuar të ftohet për dëshmi në këtë proces gjyqësor nga avokati i deputetit Shkumbin Demalijaj, Arianit Koci në seancën e mbajtur më 7 shkurt.
Në këtë gjykim, akoma vazhdon të jetë në fuqi vendimi i trupit gjykues për mos publikimin e dëshmive të dëshmitarëve deri në përfundimin e të gjitha dëshmive.