Kryediplomati Glauk Konjufca, e ka dënuar sulmin në ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tunizi.
Në emër të Kosovës, ministri i Jashtëm kosovar e ka dënuar sulmin dhe u ka shprehur ngushëllime familjeve të viktimave.
“Sot mora lajmin për sulmin terrorrist ndaj Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tunizi. Kosova dënon ashpër këtë sulm dhe shpreh ngushëllimet më të sinqerta për viktimat dhe familjet e tyre!”, ka shkruar Konjufca.
Dy sulmues kamikazë e kanë hedhur vetën në ajër pranë ambasadës amerikane në Tunizi, duke lënë të vdekur një polic dhe të lënduar disa të tjerë.