13.1 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Kosova e varfër sherri i politikës, edhe pas 20 vjetësh pret ndihma nga jashtë

Rekomandime

Organizata humanitare zvicerane “Caritas” e cila ka ndihmuar dhe vazhdon të ndihmojë Kosovën që nga viti 1999, thotë se paqëndrueshmëria politike në vend po përcillet edhe me pasoja sociale dhe ekonomike.

- Advertisement -

Në një komunikatë të lëshuar në faqen zyrtare me rastin e 20 vjetorit të veprimtarisë së organizatës, thuhet se shumë gjëra kanë ndryshuar, megjithatë Kosova mbetet vendi më i varfër në rajon dhe politikisht më i paqëndrueshmi.

Një gjë të tillë sipas “Caritas” e dëshmojnë edhe zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen më 6 tetor, raporton Gazeta Express.

“Njëzet vjet pas përfundimit të luftës, Kosova ka ende nevojë për përkrahje të jashtme. Situata politike mbetet e paqëndrueshme brenda vendit dhe zgjedhjet e reja janë vend të mbahen në tetor 2019. Kosova është një prej vendeve më të varfëra në Evropë, e popullata kryesisht e re vuan nga varfëria e papunësia”, thuhet në këtë komunikatë të “Caritas”, raporton Gazeta Express.

- Advertisement -

Përveç tjerash në këtë shkrim thuhet se situata e keqe socio-ekonomike është edhe si rezultat i korrupsionit dhe sundimit të dobët të ligjit.

Ndër të tjera në këtë njoftim të organizatës humanitare “Caritas” listohen edhe aktivitetet dhe punët e bëra në Kosovë gjatë gjithë këtyre viteve të pasluftës.

- Advertisement -

“Që nga përfundimi i luftës, Caritas ka punuar vazhdimisht në Kosovë për të krijuar mundësi të mira për të mundësi më të mira të të ardhurave, për të përmirësuar arsimin parashkollor e për të integruar pakicat dhe imigrantët e kthyer. Retrospektivë dhe perspektivë”, thuhet ndër të tjera.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit