0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Përpalsen ashpër VV dhe LDK në Podujevë: Bulliqi e quan Mustafën shpifës

Rekomandime

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka reaguar pas akuzave që mbrëmë ia bëri kryetari i LDK’së, Isa Mustafa, shkruan Gazeta Metro.

Bulliqi thotë se Mustafa ka nisur denigrimin e figurës së tij, megjithatë, thotë se me siguri qytetarët e vendlindjes së tij do t’ia japin votën e tyre, sepse e njohin që nga fëmijëria e tij.

- Advertisement -

Ky është reagimi i plotë i tij:

REAGIM KUNDËR SHPIFJEVE DHE FJALORIT LINÇUES TË KRYETARIT TË LDK-së, ISA MUSTAFA, NDAJ PUNËS DHE KREDIBILITETIT TIM POLITIK, KOMBËTAR DHE INTELEKTUAL..!?

Nuk është hera e parë që Isa Mustafa, herë nga pozita e kryeministrit të Kosovës, herë nga ajo e kryetarit të LDK-së, më ka sulmuar dhe ka shpifur kundër meje publikisht, duke më akuzuar me lloj-lloj të pavërtetave lidhur me punën dhe aktivitetin tim politik, kombëtar dhe shtetëror, edhe kur isha anëtar dhe deputet i LDK-së në Kuvendin e Kosovës, por edhe pas aderimit tim në LVV-je dhe zgjedhjes time deputet. E, tash edhe kandidat i saj për kryetar të komunës në Podujevës ..!?

- Advertisement -

Në fakt, ishte kundërshtimi im i marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi, e nënshkruar në Vjenë me 26 gusht 2015 nga Hashim Thaçi, Isa Mustafa dhe Skënder Hyseni, me të cilën fqinjit tonë perëndimor i faleshin 8270 hektarë toka të trevës së Rugovës, ajo e cila më detyroi të mos t’i bindem diktatit dhe tradhtisë kombëtare, të cilën Isa Mustafa, si kryetar i partisë dhe si kryeministër i vendit tentonte të na e shiste si akt të drejt shtetëror me të cilin, sipas tij, Kosova nuk e humbiste asnjë pëllëmbë tokë!

Por, unë si deputet që e kisha dhënë betimin se do e mbrojë sovranitetin e Kosovës, por edhe si profesor i lëndës së gjeografisë në UP-së, qysh në fillim e kam kundërshtuar atë marrëveshje të dëmshme për Kosovën, e hartuar nga Komisioni shtetëror i asaj kohe në krye me Murat Mehën, të cilën po ashtu për tri vite rresht e kanë kundërshtuar ashpër përmes protestave të shumta vetë banorët e atyre trevave bashkë me mijëra qytetarë të Pejës, Podgurit dhe Deçanit me rrethinë. Pra, që rrugën time e ndau nga ambiciet e sëmura karrieriste si dhe injoranca e Isa Mustafës, i cili nuk linte gurë pa lëvizë vetëm e vetëm që atë marrëveshje ta sillte në Kuvend për ratifikim, por që asnjëherë nuk arrinte t’i bënte numrat e nevojshëm, ngase shumica e deputetëve, edhe të LDK-së, ishin kundër votimit të saj, dhe jo vetëm ata, në mesin e të cilëve isha edhe unë!

- Advertisement -

Që nga ajo kohë, për shkaqe të cilat nuk i di as sot, Isa Mustaf a e filloi hajkën përmes shpifjeve dhe propagandës kundër meje, të cilat u bënë të qarta para zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017, kur si hakmarrje më hoqi nga lista e kandidatëve për deputet të ardhshëm të Kuvendit, gjë e cila më detyroi që ta braktisi LDK-në, akt të cilin mezi po e priste Isa Mustafa, i cili edhe në vazhdim do zbrazë pa fije turpi ndaj meje sulme dhe akuza të pabaza, edhe pasi që ish kryeministri Haradinaj më kishe emëruar kryetar të Komisionit shtetëror për mbikëqyrje të kufirit të Kosovës me Malin e Zi. Sidomos pas prezantimit dhe publikimit të Raportit shtetëror të cilin Komisioni në krye të cilit isha unë, gjeti shumë shkelje të Kushtetutës dhe normave ligjore për kufijtë e Kosovës, si dhe parregullsi të cilat i kishte bërë Komisioni “Meha” gjatë delimitimit të kufirit me M. Z., duke e lëvizur kufirin e njohur ndërkombëtarisht të Kosovës, në gjatësi prej 76 km dhe thellësi deri në 5 kilometër , e që përbënte 8270 hektarë toka që shteti ynë i kishte humbur!

Dhe, kur këto ditë komuna e Podujevës gjendet në vlugun e fushatës zgjedhore për zgjedhjen e kryetarit të ri, ku unë si kandidat i LVV-je garoj për postin në fjalë, Isa Mustafa, me qëllim të degradimit dhe dëmtimit tim sa më të madh, si kandidat për kryetar të komunës, mbrëmë, serish në një intervistë televizive (RTV21) do i kthehet akuzave dhe shpifjeve ndaj meje, duke manipuluar opinionin, se gjoja unë qenkam fajtori kryesorë për mos liberalizimin e vizave për Kosovën, për gjoja të mos ratifikimit të marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi gjatë viteve 2015-18, derisa ai ishte kryeministër, etj., gjë që është një gënjeshtër e kulluar. Sepse, është vetë Isa Mustafa, ai i cili nga znj.

Ashton ka kërkuar që liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës të kushtëzohet me ratifikimin e marrëveshjes me Malin e Zi, fakt të cilin e ka bërë publik vetë z nj. Faye, anëtare e Parlamentit Evropian, e cila pati deklaruar, se çështja e heqjes së vizave për Kosovën nuk ka qenë e kushtëzuar me ratifikimin e marrëveshjes me Malin e Zi, por këtë na e kishin kërkuar vetë udhëheqësit e qeverisë së Kosovës..!?

Pra, është e qartë pse Isa Mustafa më akuzon tash në kohë fushate të zgjedhjeve në komunën e Podujevës , pse tenton ta përdhos figurën time para votuesve me rrena dhe gënjeshtra makabre, duke e “ndihmuar” kështu kandidatin e partisë së tij përmes një propagande kaq e ultë. Kjo flet qartë se I. M. e ka kapur paniku nga autoriteti dhe kredibiliteti i kandidaturës time, e që me siguri qytetarët e vendlindjes time do ma japin votën e tyre, sepse më njohin që nga fëmijëria ime, personalisht dhe familjarisht, si njeri i fjalës, besës dhe i përkushtimit tim të lartë kombëtar dhe politik, si pedagog dhe intelektual, i cili kurrë nuk e ka tradhtuar kauzën kombëtare. Përkundrazi, gjithmonë kam punuar pa frikë dhe hezitim, natë e ditë, që Kosova të çlirohet dhe pavarësohet nga okupimi i egër dhe i gjatë serbo-sllav.

Këtë e dinë gjithë banorët e trevës së Llapit, gjithë qytetarët e Podujevës , dhe më gjerë, andaj si të pista dhe të pa baza, ata me votën e tyre për mua, do ta demantojnë më së miri dyfytyrësinë dhe imoralitetin politik dhe kombëtar të Isa Mustafës, i cili me qëndrimet e tij të dyshimta dhe sjelljet servile ndaj PDK-së dhe Hashim Thaçit, kauzës sonë kombëtare i ka sjellë dëme të mëdha, siç është nënshkrimi i tij i marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, me të cilën Kosova ka humbur 8270 hektarë territor, si dhe nënshkrimi i tij në Bruksel të marrëveshjes me A. Vuçiçin për formimin e “Zajednicës” serbe në Kosovë..!?

Storia për Isa Mustafën dhe të bëmat e tij anti-Kosovë, anti-demokratike si dhe antikombëtare nuk përfundon me kaq, por për shkak të k ohës dhe vendit po e lë me kaq, për ta vazhduar rrëfimin tronditës për të, pas zgjedhjes time kryetar të komunës së Podujevës ..!
Prof. asoc. Dr. Shpejtim Bulliqi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit