7.1 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Çitaku i reagon ashpër analistit amerikan: Nuk mund të besoj që njerëzit shpikin gjëra të tilla

Rekomandime

Pas presidentit Thaçi dhe ambasadorit Grenell, edhe ambasadorja e Kosovës në Amerikë, Vlora Çitaku i ka reaguar ashpër analistit amerikan, Edward Joseph, i cili tha se qëllimi i takimit të fundit në Uashington mes presidentëve Thaçi dhe Vuçiq, ndërmjetësuar nga i Dërguari Special për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ishte arrihet marrëveshja finale, për të cilën ai thotë se është marrëveshja e njëjtë për të cilin ishin dakorduar gjatë mandatit të Mogherinit, shkruan Reporteri.net.

- Advertisement -

Çitaku ka thënë se nuk mund të besojë që njerëzit shpikin gjëra të tilla. Ajo thotë se me lajme të tilla vetëm se po krijohet panik dhe konfuzion tek njerëzit. Sipas Çitakut tërë kjo histori është tërësisht e shpikur.

“Absolutisht e pavërtetë. Nuk mund të besoj që njerëzit shpikin gjëra të tilla. Ata po përhapin vetëm panik dhe konfuzion. Sikur nuk duan që procesi të ketë sukses… histori e shpikur plotësisht. Tërësisht”, ka shkruar Çitaku.

Ndaj deklaratave të analistit amerikan ka reaguar edhe presidenti Thaçi dhe i Dërguari Special i Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell. Që të dy i kanë cilësuar këto pohime si lajm të rremë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit