10 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Ky është problemi i madh për krijimin e Qeverisë nëse kalon pragun Nisma-AKR

Rekomandime

Koalicioni Nisma-AKR nëse e kalojnë pragun zgjedhor dhe futen në Qeveri, analisti politik Leon Duhanaj vlerëson se do të shfaqen probleme të reja për krijimin e Qeverisë.

Duhanaj për gazetën “Bota sot” pohon se, palët pastaj do të ri negociojnë e që pastaj do të dalin vështirësi të reja.

- Advertisement -

Ai thekson se, megjithatë do të gjendet kompromisi për një qeveri shqiptare.

“Nëse koalicioni Nisma-AKR futet në Kuvend, atëherë do të dalin probleme te reja për mundësinë e krijimit të Qeverisë.

Palët duhet të ri- negociojnë dhe në ketë kontekst do të dalin vështirësi të reja.

- Advertisement -

Nuk besoj që partitë e reja, do t’i plotësojnë kriteret dhe standardin të cilin e kanë proklamuar.

Megjithatë, mendoj që duhet të gjendet kompromisi, në mënyrë që të kemi shumicë shqiptare. Ndryshe zgjidhja, zgjedhje të reja”, thotë Leon Duhanaj për gazetën “Bota sot”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit