8.4 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Gashi merr hapin tjetër, paraqet në Prokurori kërkesën për hetimin e vdekjes së Naser Makollit

Rekomandime

Avokati, Tomë Gashi ka paraqitur në Prokurorinë e Shtetit kërkesën për hetimin e vdekjes së dyshimt të Naser Makollit, njeriut që ishte në dhomë me Astrit Deharin.

- Advertisement -

Sipas tij, Prokuroria duhet të hapë hetime lidhur me ndërlidhjen eventuale të këtyre dy vdekjeve në Burgjet e Kosovës.

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Ma askush nuk ka dilema se aktivisti i Lëvizjës VETËVENDOSJE! Astrit DEHARI është vrarë në burg.

Tani pas tri viteve janë duke u zbuluar rrethana të reja për vdekjen e dyshimtë-në rrethana të pasqaruara të Naser MAKOLLIT, i cili vdiq në Qendren e Paraburgimit në Lipjan më 03.04.2017.

- Advertisement -

Naser Makolli kishte qëndruar me Astrit Deharin në një qeli në Qendren e Paraburgimit në Prizren për 67 ditë.

Naser Makolli ishte transferuar nga Qendra e Paraburgimit në Prizren në Qendren e Paraburgimit në Lipjan 34 ditë pas vrasjës së Astritit.

Sot në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovë kam paraqitur kërkesë për hetimin e vdekjës së dyshimit -në rrethana të pasqaruara të Naser Makollit.

Prokuroria duhet të hapë hetime lidhur me ndërlidhjen eventuale të këtyre dy vdekjeve në Burgjet e Kosovës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit