17.7 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

VV dhe LDK pritet të takohen për të diskutuar heqjen e taksës 100 përqind

Rekomandime

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani, ka deklaruar sot në lidhje me taksën 100% ndaj produkteve serbe, të vendosur nga Qeveria e kaluar e drejtuar nga Ramush Haradinaj.

Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, Osmani ka deklaruar se koalicioni qeverisës VV-LDK do të bisedojnë gjatë këtyre ditëve për t’u koordinuar në lidhje me zëvendësimin e taksës me reciprocitet.

- Advertisement -

Lidhur me konkretizimin a saj marrëveshje, besoj këto 2-3 ditë do të kemi një takim koordinues, dhe do të vendosen të gjithë hapat qoftë nga aspekti kohor, qoftë nga ai përmbajtjesor”, thotë Osmani.

E këtë përgjigje, Osmani e ka dhënë si partnere në koalicion dhe jo në emër të Kuvendit.

Brenda pak ditësh do të jemi në gjendje, siç e kam potencuar edhe më herët këtë përgjigje nuk po e jap në emër të kuvendit, por, vetëm si partnere në koalicion”, ka thënë Osmani.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit