7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Ja me çfarë arme i vrau policja në Gjilan familjarët dhe nga cila sëmundje vuante

Rekomandime

Tragjedia e polices Valdete Bllaca, e cila i vrau dy prindërit, dy vëllezërit e më pas edhe veten, e ka një skenar prapa.

Media mëson se policja e ka kryer krimin me armën zyrtare, të cilën kishte arritur ta vidhte nga Policia disa kohë pasi ia kishin konfiskuar.

- Advertisement -

Tragjedinë e rëndë, përpos Policisë e ka konfirmuar edhe Prokuroria Themelore e Gjilanit.

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ju njofton se sot rreth orës 13h, nga një zyrtare policore janë vrarë 4 persona – anëtarë të familjes së saj dhe në fund e njëjta ka kryer vetëvrasje.

Sipas informatave të para, dyshohet se në lagjen ‘’Bujanina’’, në Gjilan, e ndjera V.B., zyrtare policore, në kuadër të Stacionit Policor në Gjilan, me armë zjarri ka privuar nga jeta dy prindërit dhe dy vëllezërit e saj, ndërsa, pastaj ka kryer vetëvrasje”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë.

- Advertisement -

Media mëson gjithashtu se policja Valdete Bllaca nuk ka qenë në rregull mendërisht.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit