1.2 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Epopeja e UÇK’së, rrëfimi prekës i Besarta Jasharit

Rekomandime

Besarta Jashari, e mbijetuara e masakrës së familjen Jashari, duke kujtuar familjarët në Natën e Zjarreve në Prekaz, ka shprehur mall për ta.

- Advertisement -

Ajo ka rrëfyer momentet e marsit të vitit 1998. Sot ajo shprehet krenare me të bëmat e familjes së saj.

Shkrimi i plotë i Jasharit në Facebook:

Betejën e 5, 6 dhe 7 Marsit, e nisën Fitimi e Besimi, duke ndezë flakën e lirisë e cila ndriçoj rrugën e UÇK-së deri në liri…

- Advertisement -

Plumbin e fundit e shtiu në forcat serbe vet Kushtrimi… edhe Kushtrimi i balit Adem më la.

NGELA VETËM APO JO?!

- Advertisement -

Isha e rrethuar me zjarrë e tym, më shoqëronin motrat e çikat e axhallarëve – por ato nuk flisnin, as nana nuk më fliste… dikur tymi u largua… dhe e pashë dhe u binda se

NGELA VETËM.

As Blerina nuk ishte me mua më… si asnjëherë më parë kisha nevojë të zgjohesha nga ëndrra, por ajo nuk ishte ëndërr… së paku kisha nevojë, për një njëri që t’më gënjejte ëmbel… e kotë

NGELA VETËM

Pa asnjë frikë, krenare me Jasharët e mi ecja rrugës nga shtëpia drejtë fabrikës së municionit që dikur ishte rruga ime për në shkollë… i pashë serbët, ishin të trishtuar, si duket plumbi i babës Shaban, balit Adem e babushit kishin shpaguar breza e breza.

Dhe kështu, ishte ajo ditë që zjarri i Kullës tonë u bë zjarrë për pushtuesin dhe shkëndi lirie për ne.

ÇDO GJË FILLOJ TË KISHTE KUPTIM

Besimi e Fitimi e nisën, sepse besonim të fitonim, ndërsa Kushtrimit e mbyli betejën e u bë kushtrim gjithëkombëtar për liri.

Atëherë edhe pushoj kënga “për mëmëdheun” e nisi “marshi i UÇK-së”

SOT

Nuk jam vetëm, e kam mixhën Rifat, vëllaun Bekimin dhe të tjerët, që kanë bërë që Kulla jonë të qëndrojë edhe më e fortë.

Kam Valonin, Dylin e Nolin që plotësojnë jetën time.

Ju kemi edhe juve popull anë e mbarë trojeve etnike shqiptare, që çdo herë kemi qenë bashkë.

Urime festën e lavdisë kombëtare

Gëzuar Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

E juaja,

Besarta

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit