9.2 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Shefi i EULEX-it: 7 vende të BE-së të gatshme t’i bashkohen EULEX-it në veri të Kosovës

Rekomandime

Aktualisht shtatë shtete anëtare të Bashkimit Evropian janë të gatshme të kontribuojnë dhe t’i bashkohen patrullave të EULEX-it në veri të Republikës së Kosovës, tha kreu i EULEX-it, Lars Gunnar Vigemark.

“Të shtunën kemi pasur një takim me komandantin e KFOR-it, ministrin Sveçla dhe ushtruesin e detyrës së drejtorit të policisë”, ka thënë Vigemark.

- Advertisement -

Ai po ashtu ka thënë se ka marrë një kërkesë me shkrim nga policia e Kosovës që të vazhdojë të jetë në terren dhe të monitorojë situatën, veçanërisht në veri. Siç tha ai, të martën erdhën 23 karabinierë nga Italia dhe priten pjesëtarë të policisë nga të paktën dy vende të tjera si pjesë e Policisë Evropiane.

“Javën e kaluar ne kemi shtuar tashmë trupa në terren dhe dje kemi përforcuar njësinë,” tha Vigemark, duke deklaruar se situata në terren aktualisht është e qetë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit