4.2 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Kurti për anulimin e vendimit për 50 milionë euro për “Bechtel-Enka”: U ndal gjakderdhja financiare

Rekomandime

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në një postim në rrjetin social Instagram i ka përmbledhur përsëri vendimet që i ka marrë Qeveria e re, në krye më të, shkruan IndeksOnline.

- Advertisement -

Ai ka thënë se më anulimin e vendimit të Qeverisë së kaluar ku Ministria e Infrastrukturës detyrohej t’i jap kompanisë “Bechtel-Enka” 50 milionë euro, është bërë ndalja e gjakderdhjes financiare.

Po ashtu ai theksoi shkarkimin e dy bordeve dhe sanksionet që iu bën dy kompanive.

Shkrimi i tij i plotë:

- Advertisement -

Qeveria jonë, dje, mbajti mbledhjen e pestë të saj. Po angazhohemi për jetësimin sa më të mirë e përmbajtësor të tri temave kryesore: drejtësia, zhvillimi ekonomik dhe marrëdhëniet ndërkombëtare.

Ndalja e gjakderdhjes financiare.

- Advertisement -

U anulua vendimi i Qeverisë së kaluar ku kompanisë “Bechtel-Enka” do t’i kalonin 50 milionë euro. Ka nevojë për kyçje e mbikalim në autostradën e mbyllur, por jo 50 milionë euro. Mundet ndryshe, më mirë e më lirë.

Dy borde.

Pas shkarkimit të tyre të mëhershëm, i emëruam bordet e përkohshme në Telekomin e Kosovës dhe Ndërmarrjen “Trepça” Sh.A. Këto dy borde të përkohshme, sipas ligjit për Ndërmarrjet Publike, do të jenë në funksion deri në ardhjen e një bordi të ri apo deri në mesnatën që bëhen gjashtë muaj prej ditës së hyrjes në fuqi të këtij ligji.

Sanksionet.

Në listën e sanksioneve të OKB-së e BE-së ndodhet një kompani e cila ka eksportuar drejt vendit tonë dhe ku tash e tri javë po mbahet në Doganën e Kosovës. Kompanisë “Sabalan Company – Iran” e cila figuron si entitet nën sanksione si kompani mbulesë e “Shahid Hemat Industrial Group – SHIG”, me vendim unanim të Qeverisë së Republikës së Kosovës iu vendosen sanksione edhe për vendin tonë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit