-4.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

“Ariu shqiptar” i jashtëzakonshëm – fiton me nokaut në raund të dytë

Rekomandime

Boksieri shqiptar, Reshat Mati i njohur me nofkën “The Albanian Bear” ka shënuar fitoren e shtatë në karrierë në boksin profesionist. Mati debutoi në Britani të Madhe në eventin që u mbajt në qytetin e Manchester, i organizuar nga promoteri i Anthony Joshuas, Eddie Hearn raporton Insporti.com.

- Advertisement -

“Ariu shqiptar” për kundërshtar e pati boksierin 28 vjeçar nga Tanzania, Abdallah Luanja të cilin e mposhti me shumë lehtësi. Ai e fitoi me nokaut teknik në rundin e dytë, pasi Luanja nuk kishte fuqi të vazhdonte më shumë.

Me të filluar meçi, Mati tregoi  fuqinë e tij dhe mori në kontroll duke mos e lejuar për asnjë moment Luanjën të bëj diçka. Në 20 sekondat e fundit të rundit të dytë, Mati lansoi të djathtën e tij të fuqishme duke bërë që gjyqtari ta ndërpret meçin.

Boksieri 21 vjeçar i lindur në Shtetet të Bashkuara të Amerikës konsiderohet me të ardhme të ndritur.

- Advertisement -

Deri më tani ai ka zhvilluar 7 meçe, të gjitha fitore. Fitorja e mbrëmshme ishte e para jashtë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke treguar talentin e tij dhe karakterin e fortë.

“Ariu shqiptar” meçin e parë e ka zhvilluar në vitin 2018 kundër meksikanit Adan Ahumada, në Chicago, duke e fituar meçin me nokaut klasik, deri më tani ka zhvilluar 18 runde. Pra ka një bilanc të jashtëzakonshëm, prej shtatë meçeve, shtatë fitore. /Insporti.com

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit