7.1 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Haraqija: LDK të shkojë në opozitë, të bëhen bashkë VV-PDK se janë një familje

Rekomandime

Ish-Ministri i Kulturës nga radhët e LDK-së, Astrit Haraqija, ka thënë se Hashim Thaçi do ta determinojë nëse do të bëhet koalicioni Vetëvendosje-LDK.

- Advertisement -

Haraqija, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se si ka ardhur situata po të ishte ai në strukturat e LDK-së, do të sugjeronte që kjo parti të qëndronte në opozitë, përcjell Telegrafi.

“Më mirë LDK të qëndrojë në opozitë dhe të lejojë familjarët të bëhen bashkë. Dihet se Vetëvendosje është “pjellë” e PDK-së. LDK ka kohë të mbajë reforma e të bëjë regjistrimin e partisë”.

Ish-zyrtari i LDK-së ka thënë se megjithatë, është pozitive që VV dhe LDK kanë mbajtur disa takime për të harmonizuar programin.

- Advertisement -

Haraqija ka thënë se do të shihte mirë që në Kosovë të bëhen dy blloqe politike e që, sipas tij, Vetëvendosje duhej të bashkohej me PDK-në, ndërsa LDK-së t’i bashkoheshin anëtarësia e larguar e dikurshme dhe disa zyrtarë të lartë që tashmë janë në AAK.

Ai ka thënë se është e çuditshme se pjesa dërmuese e ankesave në PZAP kanë qenë nga Vetëvendosje, e që, sipas tij, ajo ka dashur ta vonojë procesin zgjedhor.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit