5.8 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Krasniqi: Të fokusohemi tek rezultati i PISA-s, jo tek etiketimet e doktorave të shkencave!

Rekomandime

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, sot ka publikuar raportin e vlerësimit ndërkombëtar të nxënësve PISA 2018.

- Advertisement -

Sipas këtij raporti, Kosova doli të jetë e treta nga fundi, ndërsa nuk u shënua aspak progres që nga rezultatet e publikuara të vitit 2016.

Në lidhje me këtë, ka reaguar përmes një shkrimi edhe profesori universitar, Milazim Krasniqi.

Ai ka thënë se duhet të fokusohemi në rezultatin e dobët, e jo etiketimet tendecioze që po bëhen në adresë të doktorave të shkencave.

- Advertisement -

Ky është postimi i tij i plotë:

Sot na e rëndoi gjendjen rezultati i PISA-s. Duhet të fokusohemi në këtë temë, jo te etiketimet e doktorave të shkencave, si; ka tendenca. (Mund të etiketohen me emra e mbiemra ata për të cilët ka fakte që kanë bërë plagjiat, por jo të gjithë. Pse? Qe pse!) Numri i doktorëve të shkencave në botë, pra edhe në shtetet më të zhvilluara në Evropë, është shumë i ulët. Shikojini këto shifra: 0.6% në Hollandë, 0-7 % në Spanjë dhe në Belgjikë, 0.9% në Francë, 1.1 % në Austri, 1.2 % në Finlandë, 1.4 % në Gjermani, 1.6% në Suedi. Në Kosovë nuk e di a ka statistika të sakta, por gjasat janë që nuk janë më shumë se 0.4% e popullsisë me gradën doktor shkence! Prandaj, nuk është normale të fyhet ky grup elitar, sepse nëse ka ndokund ndopak dije në këtë vend, ajo më së shumti është e koncentuar tek kjo pjesë e vogël e popullsisë.

- Advertisement -

Thjesht, duhet ta evitojmë mendësinë bolshevike që nxitë për fyerje ndaj dijetarëve. Ata që kujtojnë se dikush bëhet lehtë doktor shkence, le ta provojnë!

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit