8.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

ShBA urdhëron familjet e diplomatëve të largohen nga Bjellorusia

Rekomandime

Departamenti Amerikan i Shtetit ka urdhëruar familjet e diplomatëve të vendosur në Bjellorusi të largohen nga vendi për shkak të tensioneve në rritje në rajon.

Sipas DASh, në Ukrainë paraqitet një situate e pazakontë dhe shqetësuese me një prani ushtarake ruse përgjatë kufirit të Bjellorusisë me Ukrainën, raporton atsh.

- Advertisement -

“Situata është e paparashikueshme dhe ka tension të shtuar në rajon”, thekson DASh.

ShBA kishte këshilluar më parë qytetarët e saj të mos udhëtonin në Bjellorusi ndërsa vendi mbetet në kategorinë më të lartë të alarmit, në nivelin 4.

Në mes të janarit, qeveria amerikane reduktoi praninë e ambasadës në Kiev dhe u kërkoi anëtarëve të familjeve të diplomatëve të largoheshin nga Ukraina.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit