4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Ligji i ri gjerman, rrezikon me ikjen e ”trurit” nga Kosova

Rekomandime

Ligji mbi emigrimin e fuqisë punëtore të kualifikuar në Gjermani, i cili ka hyrë në fuqi në mars të këtij viti, ka ngritur shqetësime në Kosovë se një numër i konsiderueshëm i qytetarëve, kryesisht atyre të kualifikuar, do të lëshojnë vendin.

Përfaqësues të bizneseve dhe shoqërisë civile thonë se disa vjet që me ikjen e qytetarëve të Kosovës nga vendi, po rrezikohet edhe humbja e fuqisë punëtore. Kurse me miratimin e ligjit të ri gjerman, shqetësimet janë ngritur për humbjen e fuqisë së kualifikuar punëtore apo “trurit të Kosovës”.

- Advertisement -

Instituti për Studime të Avancuara (GAP) ka bërë një hulumtim lidhur me emigrimin e fuqisë punëtore të Kosovës në Gjermani.

Blend Hyseni, hulumtues i lartë në Institutin GAP, thotë për Radion Evropa e Lirë se në bazë të një hulumtimi që kanë bërë, një rregullore e vitit 2015 e shtetit gjerman dhe ligji tjetër i cili ka hyrë në fuqi së fundmi, që të dyja bashkë, mundësojnë emigrimin e fuqisë punëtore nga Kosova në Gjermani.

“Ikja e fuqisë punëtore të Kosovës rrezikohet më shumë nga rregullorja e vitit 2015 e aprovuar nga Gjermania e cila ju jep mundësi më të lehtë në tregun e punës gjerman qytetarëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe e cila është ende në fuqi dhe që në një forme kishte lehtësuar emigrimin”, thotë Hyseni.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit