8.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Koronavirusi vjen në Shqipëri! Konfirmohen dy raste, babë e bir erdhën nga Italia

Rekomandime

Zyrtarisht, koronavirusi ka mbërritur në Shqipëri.

- Advertisement -

Lajmin e përcolli pas mesnatës Ministria e Shëndetësisë, e cila bën me dije se fjala është për dy shqiptarë, babë e bir, të cilët janë të prekur nga virusi i rrezikshëm.

Ata kanë udhëtuar nga Firenze e Italisë drejt Tiranës. Të dy kanë mbërritur në aeroportin e Rinasit.

Në njoftimin e Ministrisë i cila erdhi pas mesnatës, nuk vihen në dispozicion detaje mbi mënyrën sesi janë testuar për virusin babë e bir, apo kur janë zbuluar rastet në fjalë. Ministria mjaftohet të vërë në dukje se jemi përballë dy rasteve të para të mbërritura në Shqipëri, teksa të hënën rreth orës 09:00 qeveria ka vendosur për një mbledhje të jashtëzakonshme me fokus pikërisht koronavirusin.

- Advertisement -

“Gjendja e dy të prekurve babë e bir që kanë udhëtuar nga Firence në Tiranë është e stabilizuar dhe nuk paraqesin komplikacione.
Strukturat tona të urgjencës kombëtare dhe ISHP janë duke ndjekur protokollin klinik dhe epidemiologjik për të dy rastet.

MSHMS përsërit thirrjen për qytetarët që kanë udhëtuar nga vende të prekura dhe ndjejnë simptoma të ngjashme me gripin, të telefonojnë në nr.127, ku mjekët tanë do t’i përgjigjen çdo rasti.

- Advertisement -

MSHMS u bën thirrje qytetarëve të ruajnë qetësinë dhe të zbatojnë rigorozisht rregullat e higjenës, sipas njoftimeve që kemi bërë gjatë gjithë kësaj kohe.
Gjithashtu u bëjmë thirrje qytetarëve që t’u referohen vetëm burimeve zyrtare për marrjen e informacionit. MSHMS do të vazhdojë të ofrojë informacione të përditshme mbi situatën dhe masat e marra.”-njofton Ministria e Shëndetësisë

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit