28-vjeçari shqiptar që erdhi në Shqipëri i infektuar me koronavirus nuk është kontrolluar në pikën kufitare të Muriqanit.
Faktin e mohoi një mjeke, pjesë e grupit të kontrollit në pikën kufitare shqiptare të Muriqanit. Mjekja tha se i riu ka hyrë në orët e vona të natës dhe nuk është skeduar pasi nuk vinte nga zona e kuqe.
Mjekja: Ai person ka hyrë në pikën e Muriqanit në orë 12:45 të natës. Personi nuk është skeduar pasi nuk vinte nga zona e kuqe, nga Firence nuk kishte asnjë rast.
Kam marrë orientim të skendohen edhe personat e tjerë që nuk vinë nga zonat e kuqe. Të gjithë personat do të skedohen.
Nuk i kemi lënë mangut shtimit të masave. Edhe sot, janë tre infermierë dhe një mjek. Sot u fut një autobus nga Milano dhe janë ekzaminuar të gjithë personat.
Janë zbritur të gjithë dhe ekzaminuar.