13.7 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Erdhi nga Italia! Gruaja izolohet, dyshohet me koronavirus

Rekomandime

Një grua rreth 50-vjeç është sjellë nga karantina e spitalit të Lushnjes në QSUT në kryeqytet, pasi ka shfaqur simptoma të ngjashme me koronavirusin, si vështirësi në frymëmarrje, temperaturë të lartë dhe dhimbje artikulacionesh.

- Advertisement -

Burime për Top Channel bëjnë me dije se gruaja M.V nga Urza e Lushnjes kishte dy ditë që ishte rikthyer nga Italia ku jetonte në Padova. Ajo fillimisht është ekzaminuar në spitalin e Lushnjes ndërsa më pas është izoluar në karantinën e këtij spitali. Ajo është transportuar me urgjencë në QSUT pas dyshimeve se mund të jetë prekur nga koronavirusi.

Tashmë zonjës në fjal po i bëhen ekzaminimet e nevojshme për të përcaktuar më pas nëse është mbartëse e virusit vdekjeprurës.

Ndërkohë në Itali, shteti nga erdhi 50-vjeçarja deri më tani janë regjistruar 197 vdekje ku 49 prej të cilave kanë qenë vetëm 24 orët e fundit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit