3.4 C
Pristina
Wednesday, November 13, 2024

Këshilltari i presidentit francez: I kemi sjellë mesazh të veçantë Kurti

Rekomandime

Ka nisur takimi i ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe emisarëve të kancelares gjermane, Angela Merkel dhe presidentit francez, Emmanuel Macron.

Para takimit që po mbahet në ndërtesën e qeverisë, emisari francez Emmanuel Bonne, ka thënë se në Kosovë kanë ardhur për t’i sjellë Kurtit një porosi të veçantë.

- Advertisement -

“I kemi sjellë porosi të veçantë kryeministrit, për këtë arsye kemi ardhur”, ka thënë Bonne.

Vizita e Jan Heckel dhe Emmanuel Bonne, këshilltarë të dy njerëzve më të pushtetshëm të Evropës vjen në një kohë kur është shtuar presioni për heqjen e taksës dhe rinisjen e dialogut me Serbinë.

Pas Kurtit, ata do të takohen edhe me presdientin e Kosovës, Hashim Thaçi.

- Advertisement -

Kurti ka kërkuar që Bashkimi Evropian të luajë rolin e tij në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, pavarësisht dallimeve që ekzistojnë mes vendeve anëtare.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit