8.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Emisarët e Macronit dhe Merkelit sot në Kosovë: I kanë dy mesazhe të prera për Kurtin

Rekomandime

Emisarët specialë të presidentit francez, Emmanuel Macron dhe kancelares gjermane Angela Merkel, do të zbarkojnë sot në Prishtinë, ku herët në mëngjes rreth orës 09:00 do të takohen me kryeministrin Kurti.

Takimi do të mbahet në orët e hershme të së martës, ora 09:00, në ndërtesën e Qeverisë. Ai është konfirmuar nga zyra e kryeministrit, në njoftimin për agjendën e Kurtit.

- Advertisement -

Thuhet se emisarët specialë të Macronit dhe Merkelit do të vijnë në Prishtinë për takime me liderët e vendit ku do t’i japin mesazhe të qarta në lidhje me situatën e fundit.

Misioni i tyre në agjendën e takimeve me Qeverinë e Kurtit dhe liderëve të vendit është zhbllokimi i bisedimeve me Serbi, si dhe mbështetja për marrëveshje përfundimtare.

Mesazhi kryesor është heqja e tarifës 100% si dhe shpalosja e qëndrimeve te dy liderëve më me ndikim në BE, Macron dhe Merkel.

- Advertisement -

Presioni ndërkombëtar mbi Qeverinë e Kosovës të udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, vetëm se po shkon e duke u rritur, ai po këmbëngul të mbajë qëndrimin e tij për reciprocitetit ndaj Serbisë, e kjo nuk po i pëlqen aspak Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Derisa i dërguari i Special i Presidentit Amerikan për dialogun Kosovës-Serbi, Richard Grenell, nuk mund të ishte më i qartë në zhgënjimin e amerikanëve me idenë e kryeministrit kosovar Kurti, e si asnjëherë më parë në marrëdhënien me Kosovën, SHBA-ja kishte njoftuar për pasoja. Ishte përfolur për ndalimin e ndihmës e investimeve ekonomike dhe madje deri tek tërheqja amerikane nga Kosova, shkruan Gazeta Metro.

- Advertisement -

BE-ja si gjithnjë është më e vakët dhe më ngadaltë në çdo aspekt me gjithë disa përpjekje samitesh të organizuara më parë dhe tani kjo është përpjekja e tyre më e fundit pas spekulimeve se Komisioni Evropian mund të caktonte Miroslav Lajcak si emisar për dialogun, që u prit negativisht në shumë qarqe si ndërkombëtare dhe kosovare.

Ambasadorët e Quintit kishin paralajmëruar në dy raste se taksa ndaj Serbisë duhej hequr pa kushte, tani me angazhimin e drejtpërdrejtë të dy liderëve më të fuqishëm evropian përsëri ‘të parët mes të barabartëve’ në bllokun evropian, Merkel e Macron duket se nuk do të dërgojnë porosi të përziera rreth çështjes së dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit